Haradinaj: Votoni, mos e lini votën në shtëpi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot.

Haradinaj tha se qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve.

“Shfrytëzojeni të drejtën të votoni, unë votova. Qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme për jetën tuaj. Vendosni për veten, votoni mos e leni votën në shtëpi, na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj.