Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur se nuk pret befasi në raundin e balotazhit më 14 nëntor.
Ai ka thënë se nuk pret që Shaqir Totaj i PDK-së, që në raundin e parë ka marrë 31.36 përqind të votave, ta kalojë atë me vota.
“Nuk mendoj se do të përmbyset rezultati. Në raundin e parë kemi prit rezultate edhe më të mira por kemi qenë rehatshëm dhe nuk kemi punuar në mobilizim”, është shprehur Haskuka.
Haskuka i cili më 17 tetor ka marr 40.41 përqind të votave, ka përmendur në Rubikon disa prej sukseseve nga mandati i parë.
“Kemi marr komunën me shumë problemi kemi zgjidh shumë prej tyre. Drejtoritë performojnë më mirë se që kanë qenë, kemi tejkaluar problemin me borxhin. I kemi ndal punën e 13 hidrocentraleve në Lumbardh dhe betonizimin e lumit po ashtu. Nuk kemi lejuar ndërtime pa leje në qendrën historike”, ka thënë Haskuka.
“Nuk ka më ndërtime pa leje. Një nga gjërat kyçe është se komuna nuk ka pasë asnjë vend për orientim të investitorëve dhe tani ka tre zona të industrisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.