×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kadaj-Bujupi komenton fushatën e VV-së për Prishtinën: Abuzim me pushtetin

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 21:29

    Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar fushatën e VV’së për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

    Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një video fitoi të gjithë kabinetin qeveritar përfshirë kryekuvendarin Glauk Konjufca që të përkrahin Arben Vitinë. Një veprim i tillë për ish-deputeten është abuzim me pushtetin.

    Donika Kadaj-Bujupi komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.

    “Kjo fushatë dhe spoti sot është huqje e madhe, për mendimin tim. Është fort huqje”, tha Kadaj-Bujupi.

    “Me i thirr prej nivelit qendror që hajdeni ta përkrahim një filan kandidati, në këtë rast Benin në nivel lokal, më së pari është abuzim me pushtetin, e dyta nuk është e ndershme sepse kryeministri është dhe duhet të jetë i krejt Kosovës”, shtoi ajo.

    “Ministrat kanë punë siç ka pasur edhe Beni dhe nuk është se është shquar shumë as në menaxhimin e pandemisë e as në Ministrinë e Shëndetësisë, prandaj mendoj se është komplet një qasje e gabuar”, theksoi Kadaj-Bujupi.

    “Unë si një votuese potenciale u irritova kur e pashë krejt qeverinë në një spot: ne po e përkrahim këtë djalin. Ke shumë abuzuese. Nuk bëhet kështu, mungoi vetëm edhe presidentja me dalë dhe me thënë; ne e përkrahim Benin”, thotë ajo.

    “Ke një fushatë degraduese”, përfundoi Kadaj-Bujupi.

    “Ndoshta prej panikut kanë gabuar”, theksoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!