×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kandidati i VV-së për kryetar të Kamenicës ka një sqarim për “1244”

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 14:39

    Kadri Rahimaj, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të gjatë një tubimi me qytetarë e ka harruar numrin e partisë për të cilën garon që është 144 dhe ka bërë ftesë që të votohet 1244, numri i rezolutës së OKB-së për Kosovës.

    Pasi videoja e tij u publikua nëpër media, ka reaguar vet Rahimaj.

    “Ndoshta edhe bëjmë gabime në të folur sepse jemi njerëz dhe kemi emocione, por kurrë nuk bëjmë gabime në përmbajtje e as në dëm të qytetarëve. Ne nuk blejmë media që ta sulmojmë dikë, por veprojmë në mënyrë të sinqertë që ta rrisim dashurinë në mes jush.”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!