Asamblistja Qendresa Ademi do të jetë përfaqësuesja e parë grua e këtij komuniteti në Fushë-Kosovë.
Një ulëse në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës ishte i bindur se e kishte siguruar.
Kjo për shkak të 614 votave që Suhat Ademi nga Iniciativa për Fushë Kosovë Egjiptian-Ashkali kishte marrë nga zgjedhjet lokale.
Mirëpo për shkak të kuotës gjinore, ai do të mbetet jashtë Asamblesë Komunale.
Ndonëse ka rreth 500 vota më pak, në këtë karrige do të ulet Qëndresa Ademi.
Por ky fakt nuk e ka mërzitur Ademin, pasi që shprehet se kjo është hera e parë që komunitetet joshumicë përfaqësohen nga vajzat.
Megjithatë Ademi shprehet se ky fakt nuk i gëzoi përkrahësit e tij.
Por një zgjidhje për t’i mbajtur të dy si pjesë e Kuvendit Komunal, ka bartësi i listës, Bashkim Krasniqi.
E tashmë asamblistja Qendresa Ademi shprehet se kuota gjinore që ia mundësoi këtë pozitë është e drejtë.
Ajo thotë që do t’i përfaqësojë denjësisht vajzat e komuniteteve joshumicë në këtë komunë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.