×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Këta janë 11 deputetët e Kuvendit të Kosovës që synojnë të bëhen kryetarë komunash

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 22:04

    Eugen Cakolli nga KDI thotë se deputetët mund të mbajnë këtë pozitë e të garojnë për komunat.


    Për gjatë tërë fushatës zgjedhore ju premtuan qytetarëve të Kosovës në përmirësimin e jetës së tyre.

    Megjithatë, 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës po synojnë të ulen në karrige tjetër, atë të udhëheqësit të komunës.

    Sa u përket subjekteve politike, Vetëvendosje ka më së shumti ligjvënës që i kanë hyrë garës për zgjedhjet komunale.

    Janë 5 deputetë të grupit parlamentar të VV-së që në rast zgjedhjeje heqin dorë nga kjo pozitë.

    Këtu përfshihet Mimoza Kusari-Lila që garon për Gjakovën, Salih Zyba për Suharekën, Adnan Rrustemi për Lipjanin, Valon Ramadani për Ferizajin dhe Alban Hyseni që garon për të parin e Gjilanit.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm Anton Quni është pjesë e garës komunale, duke garuar për Prizrenin.

    Besnik Tahiri, deputet i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës është kandidat për kryetar të Podujevës, kurse Bekë Berisha nga kjo parti garon për Istogun.

    E nga Partia Demokratike e Kosovës janë tre deputet që kanë vendosur të hynë kësaj gare.

    Florentë Zejnullahu i është futur garës për Podujevën, Bedri Hamza për Mitrovicën dhe Uran Ismaili për Prishtinën.

    Por ky i fundit i cili edhe është kandidat për kryeqytetin ka hequr dorë nga pozita e deputetit duke i lënë vendin Hisen Berishës.

    Por këtë veprim të Ismailit po e shohin si shembull i mirë nga organizatat që monitorojnë kuvendin.

    Eugen Cakolli nga KDI tha se ashtu duhet të vepronin të gjithë kandidatët.

    Megjithatë Cakolli thotë se një gjë e tillë, nuk përbën shkelje ligjore.

    Këta kandidat nëse nuk arrijnë të zgjedhën kryetar të komunave atëherë mund të vazhdojnë ta mbajnë pozitën e deputetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!