Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Komunë e Kllokotit, kjo pas refuzimit të ankesës së Listës Serbe nga Gjykata Supreme.
“Ne sot kemi pranuar vendimin prej Gjykatës Supreme të cilën e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe. Andaj ka marrë fund edhe procesi ankimor për Komunën e Kllokotit. Atëherë për kryetar komune në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët Vladan Bogdanović nga subjekti politik Serbska Lista me 41,01% dhe Strahinja Spasić nga subjekti politik Serbska Nagsllogq GI Srpska Narodna Sloga – GI SNS me 36.33%. Me tetë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Kllokot”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Kllokoti është komuna e vetme me shumicë serbe që shkon në balotazh.
Në mbledhjen e sotme u vendos që të zgjatet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri më 9 nëntor. Kjo erdhi me propozimin e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.
“Shtyhet deri më deri më 9 nëntor afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta me tetë vota për miratohet ky propozim”, tha Radoniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.