Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Pejë, ku ka thënë se vizionin e Astrit Ademajt, i cili humbi jetën tragjikisht, do ta vënë në jetë kandidatët e PDK-së për asamblenë komunale, të cilët, nuk janë në garë për pushtet, por për besimin e qytetarëve pejanë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në këto zgjedhje ne do të nisin një kapitull të ri në mes Pejës dhe PDK-së, që do të nxjerrë në pah angazhimin tonë të përhershëm për një Pejë të zhvilluar e të mirëqenë.
“Ky është përkushtimi ynë për Pejën dhe qytetarët e saj, të cilin, me besimin e tyre do ta shënojmë me 17 tetor, e do ta fuqizojmë për çdo ditë më pas.”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.