Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, aty ku kandidati i kësaj partie Shaqir Totaj po synon vendin e të parit të Komunës. Krasniqi është i bindur se me Totajn kryetar, Prizreni do të transformohet dhe do të jetë “komunë model për qeverisje transparente në shërbim të të gjithë qytetarëve”.
“Ditë e mrekullueshme sot në Prizrenin e bukur, ku bashkë me kryetarin në ardhje, Shaqir Totaj, takuam të rinj të kësaj komune, me të cilët diskutuam për shumë ide të mira që do të jetësohen në qeverisjen e re të kryeqytetit tonë historik e kulturor”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe në takimet mobilizuese me aktivistët e Degës në Zhur diskutuam për programin zhvillimor që ka Shaqir Totaj për të gjitha vendbanimet e Komunës Prizrenit dhe të gjithë qytetarët, pa dallime politike e etnike”, shtoi ai.
“Me kryetarin e ri Shaqir Totaj, Prizreni përveç transformimit të merituar, do të ketë edhe zhvillim të shpejtë dhe do të jetë komunë model për qeverisje transparente në shërbim të të gjithë qytetarëve”, theksoi Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.