×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kryediplomatja ia huq prapë: Kandidatët për asamble të Mitrovicës i paraqet si të Podujevës

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 19:52

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një tjetër lëshim në rrjetet sociale, kësaj radhe në Facebook.

    Ajo i ka prezantuar si të Podujevës, kandidatët për Kuvend të Komunës së Mitrovicës.

    “Më 17 tetor kurorëzohet vullneti i shprehur për ndryshim më 14 shkurt. Këta janë kandidatët e Listës Guxo në Besianë/Podujevë”, ka shkruar ajo, derisa në postim janë fotografitë e kandidatëve për Asamble në Mitrovicë.

    Kryediplomatja Gërvalla njihet për lëshime të tilla në postimet e saj në rrjete sociale, sidomos në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!