Kryeministri Albin Kurti ka komentuar koalicionet e PDK-së, që kjo i bëri sot në Prizren për t’i fituar zgjedhjet me Shaqir Totajn, në balotazh kundër Mytaher Haskukës së VV-së.
Kurti tha se këto koalicione janë joparimore dhe po ndodhin për shkak të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka.
“Koalicionet joparimore që po ndodhin janë koalicione të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka dhe kjo më së miri do të shihet më 14 nëntor. Ne po bëjmë gjithçka që balotazhi të shkoi në mënyrë të qetë, demokratike, të ndershme dhe të vazhdojmë me zgjedhje shembullore”, është shprehur Kurti për RTV Besa-n.
PDK-ja në Prizren sot lidhi koalicioni me AAK-në dhe Nismën dhe AKR-në.
Kryetari Haskuka doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit duke marrë 40% të votave, ndërsa Totaj i PDK-së mori 31% të votave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.