×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kurti iu kërkon aktivistëve të Vetëvendosjes t’i ndezin turbinat

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 13:33

    Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

    Me këtë rast kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se qytetarët tek kutitë e votimit do të marrin vendim për jetën e përditshme që ka rëndësi më të madhe se 17 shkurti.

    “Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri”.

    Kurti iu ka kërkuar aktivistëve të partisë së tij që pasi i kanë ndezur motorat, tash t’i ndezin edhe turbinat.

    “Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”.

    Ai i ka përmendur edhe disa nga punët e mira që sipas tij janë bërë nga qeveria që drejton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!