×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kurti paraqitet në humor të mirë në Gjakovë, Abdixhiku nga Istogu premton rikthimin e madh të LDK-së

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 23:36
    Kronika Zgjedhore - Reporteri - Zgjedhjet lokale 2021

    Partitë politike kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Liderët e partive kryesore në vend po e vazhdojnë mbështetjen e kandidatëve të tyre për kryetar komunash.

    Kështu të martën lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka dhënë përkrahje kandidates së kësaj partie për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilës.

    Madje Kurti në këtë takim është shfaqur me humor mjaftë të mirë, shkruan Reporteri.net.

    “62 për qind e atyre që na kanë votuar kanë qenë gra edhe tash numërova edhe ata që janë në ballkon, janë 6 gra e dy burra”, ka thënë ai me shaka duke parë nga ballkonet përreth.

    Ai nga Gjakova premtoi mbështetje edhe si kryeministër.

    “Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin dhe Gjakova me Kryetare Mimoza Kusari-Lilën bashkëpunojnë për ta zhvilluar Gjakovën. Qytetarët që mbështesin Mimozën, listën e kandidatëve tanë, programin tonë, besojnë në Bashkë qeverisje, në punë me profesionalizëm dhe ndershmëri të lartë që jep llogari për secilën punë e zotim, për secilin projekt e realizim. Andaj, për Gjakovën që e duam, për ndryshimin e nevojshëm, me 17 tetor zgjedhim numrin 144”, ka shkruar Kurti.

    E kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të martën e ka mbështetur listën e kësaj partie për asamble komunale. PDK në Pejë humbi tragjikisht kandidatin e saj për kryetar, Astrit Ademaj.

    Krasniqi ka qëndruar ka thënë se vizionin e Astrit Ademajt, i cili humbi jetën tragjikisht, do ta vënë në jetë kandidatët e PDK-së për asamblenë komunale, të cilët, nuk janë në garë për pushtet, por për besimin e qytetarëve pejanë.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në këto zgjedhje ne do të nisin një kapitull të ri në mes Pejës dhe PDK-së, që do të nxjerrë në pah angazhimin tonë të përhershëm për një Pejë të zhvilluar e të mirëqenë.

    “Ky është përkushtimi ynë për Pejën dhe qytetarët e saj, të cilin, me besimin e tyre do ta shënojmë me 17 tetor, e do ta fuqizojmë për çdo ditë më pas.”, shkruan ai.

    Edhe Lumir Abdixhiku e ka mbështetur kandidatin e kësaj partie në bastionin e LDK-së. Abdixhiku ka vizituar Vrellën e Istogut në përkrahje të Ilir Feratit.

    “Janë disa momente në historinë politike që vijnë rrallë. Kjo natë sonte e shumë të tjera deri më 17 tetor , janë momente që do të definojnë rikthimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel vendi. Kjo barrë ju takon të gjithë juve, neve të tjerëve pa dallim”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!