×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    “Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”, kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit e komenton moton e tij si maturant

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 23:55

    Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka komentuar moton e maturantit dhe stilin e flokëve të tij që mbante atëherë, shtoi Hyseni.

    Një fotografi e Hysenit është bërë virale së fundmi, ku kandidati për kryetar të Gjilanit paraqitet me një lloj të flokëve që s’jemi mësuar ta shohim.

    Por, edhe më e çuditshme se fotografia, është motoja që maturanti Hyseni e kishte përdorur atëherë.

    Ai tha se motoja është vendosur bashkë me disa shokë të tij, ku pas diskutimeve të gjithë kanë vendosur njëzëri për ta përdorur këtë shprehje: Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”, është shprehur Hyseni në DPT te Fidani.

    “Në atë kohë flokët i kam bërë te një shok në lagje. Kemi punu diku nja një javë me i bo ato flokë. Kanë kushtu kohë dhe dhimbje. I kam bërë sa kam qenë maturant dhe për atë kohë ka qenë goxha risi”, ka thënë Hyseni.

    “(Moton) E kemi vendosur me pesë apo gjashtë shokë. Ka qenë e njëjta moto, ka pasur debat”, tha Hyseni.

    “Çfarë nxënësi keni qenë?”, pyeti autori i emisionit Fidan Jupolli.

    “Nxënës i shkëlqyeshëm. Nuk kam qenë më i miri në klasë por në mesin e më të mirëve”, shtoi Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!