×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Ky është reagimi i parë i Arben Vitisë pas debatit televiziv me Përparim Ramën

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 23:54

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Arben Vitia, ka reaguar në Facebook, menjëherë pas debatit që pati me kundërkandidatin e tij, Përparim Ramën e LDK-së.

    Vitia falënderoi ata që e inkurajuan lidhur me debatin e sotëm. Tutje, ai premtoi se do t’i lexojë me kujdes edhe të tjerat mesazhe që vijnë në adresën e tij.

    “Qytetarë të dashur, ju falenderoj me përzemërsi për mesazhet e komentet e shumta përkrahëse e inkurajuese në lidhje me debatin e sontëm. Do të vazhdoj t’i lexoj me kujdes edhe të tjerat që po vijnë e do t’i kem parasysh të gjitha. Jemi bashkë në këtë projekt për Prishtinën”, ka thënë Vitia.

    Debati nuk ishte i lehtë për asnjërin nga kandidatët, të cilët diskutuan rreth temave të ndryshme.

    Ndër të tjera Rama i tha Vitisë “Prita mos po ju shoqëron Kurti edhe sonte në studio”. Rama nuk u ndal me kaq, më vonë i tha Vitisë se nuk do ta kishte problem nëse ky i fundit bëhet pjesë e ekipit të Ramës.

    Në një moment kah fundi i debatit, Rama e zuri ngushtë Vitinë kur e pyeti se si do t’i bëjë 2600 parkingje me 1 milion euro.

    Kjo pyetje erdhi pasi Vitia kështu kishte paraparë në programin e tij, pyetje të cilës Vitia nuk arriti t’i japë përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!