Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, nuk do të përkrahë asnjërin nga kandidatët për kryetar në balotazh.
LDK nuk do ta përkrah as Mytaher Haskukën e LVV-së e as Shaqir Totajn e PDK- së.
Këtë vendim e ka marr sonte kryesia e kësaj partie në Prizren, e cila ka thënë se do të fillojnë të merren me veten.
Ky është njoftimi i plotë i LDK-së në Prizren:
Në takimin që sapo mbajtëm, kryesia e LDK-së në Prizren, vendosi që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit.
Qytetarët e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t’i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre.
Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bëjmë analizën e thellë të performances në këto zgjedhje, e në bazë të saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona.
Dalja në votim është e drejtë demokratike dhe ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë duke votuar sipas vullnetit të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.