Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit i kanë bërë pritje madhështore kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke i ofruar mbështetje të plotë në garën e 14 nëntorit.
Pasi i falënderoi të pranishmit për këtë përkrahje, kryetari Haziri theksoi se punët e mbetura në këtë fshat do të realizohen me prioritet të lartë.
“Krenar me këtë rritje të mbështetjen që e gjeta sonte në Përlepnicën e Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit. Ju siguroj që projektet e mëdha që e prekin direkt Përlepnicën, si Autostrada e rruga katër korsi, do t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë sepse s’ka kush që i stopon. Ju falënderoj prej fundit të zemrës për këtë besim të madh. Do të mbetem gjimonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë takim ka folur edhe ish – ministri i Transportit, Qemajl Ahmeti, i cili tha se mbështetja për kryetarin Haziri, është mbështetje për realizimit të programit zhvillimor për Përlepnicën dhe për Gjilanin në tërë territorin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.