×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Luta: Kjo përkrahje masive e Dobërçanit, më bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë

    Reporteri
    07 Nëntor 2021 | 20:13

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme në Dobërçan, në takimin mbështetës të organizuar për garën e 14 nëntorit.

    Kryetari Haziri ka thënë se kjo përkrahje e Dobërçanit, i bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë.

    “Kjo përkrahje e familjeve, mësuesve, veprimtarëve, burrave e grave, të rinjve e të rejave e të moshuarve të Dobërçanit, më bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Të gjitha projektet për këtë fshat dhe për këtë zonë do t’i realizojmë në vitin e parë të qeverisjes. Faleminderit nga zemra për përkrahjen e fuqishme për garën e 14 nëntorit. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!