×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Lutfi Haziri: Kjo mbështetje e Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit, është pasqyrë e fitores së madhe të 14 nëntorit

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 23:31

    Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për garën e 14 nëntorit.

    Velekinca ka qenë dhe do të jetë gjithmonë LDK dhe në përkrahje maksimale ndaj kryetarit Haziri, ka thënë kryetari i Nëndegës, Salih Kqiku.

    Ndërkaq, kryetari Haziri ka falënderuar banorët atje për këtë mbështetje, duke thënë se kjo mbështetje është pasqyrë e fitores së madhe të 14 nëntorit.

    “Faleminderit Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit për mbështetjen rekorde sonte dhe për rikthimin e madh të LDK-së më 17 tetor. Këtë rritje të mbështetjes sonte, e konsideroj nder dhe përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Kjo është pasqyrë e fitores së madhe të 14 nëntorit. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!