Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka vizituar disa prej shumë projekteve të realizuara deri më tani në Komunën e Drenasit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se kanë takuar shumë qytetarë, të cilët shprehnin hapur mbështetjen e plotë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Ramiz Lladrovci edhe për një mandat, për të vazhduar qeverisjen e mirë dhe shembullore në këtë komunë.
“Më pas, takuam të rinjtë e Drenasit, para të cilëve kryetari Lladrovci shpalosi programin e tij për rininë, ku u zotua për kushte më të mira për shkollim dhe praktikë, për bursa për studentë, hapësira për organizata rinore, si dhe investime në sport dhe kulturë. Tutje, vizituam edhe biznese të suksesshme në Drenas, të cilët e vlerësuan pozitivisht punën e deritashme të kryetarit Lladrovci, duke i ofruar përkrahje edhe për mandatin e ardhshëm.”, shkruan Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.