×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Memli Krasniqi: Gratë e Prizrenit e duan rikthimin e qeverisjes zhvillimore me Shaqir Totajn kryetar

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 22:09

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë takuar gratë e kësaj komune, të cilave u kanë premtuar përfshirje më të madhe në vendimmarrje dhe mbështetje për zhvillim në karrierë.

    Në një postim në Facebook, Kransiqi shkruan se gratë e Prizrenut e duan ndryshimin, e duan rikthimin e qeverisjes së projekteve të mëdha, prandaj do ta mbështesin Shaqir Totajn dhe PDK-në.

    Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

    Prizrenin edhe pak ditë e ndajnë nga fitorja e madhe e qytetarëve, me Shaqir Totajn kryetar.

    Bashkë për Prizrenin nuk është thjesht slogan, është formë qeverisëse, ku qytetari pa dallim do të jetë në qendër, e mbi të gjitha, udhëheqja e komunës do të bëhet nga gratë dhe burrat e Prizrenit.

    Përfshirja sa më e madhe e grave në vendimarrje në Prizren, programe konkrete për punësimin e tyre dhe mbështetja e veçantë për zhvillim në karrierë për vajzat, janë disa nga ndryshimet e mëdha që qeverisja e ndershme dhe kompetente e Shaqir Totajt do të sjellë në Prizren.

    Sot patëm një takim të veçantë me gra të profesioneve të ndryshme të Kryeqytetit Historik. Të gjitha e duan ndryshimin, e duan rikthimin e qeverisjes së projekteve të mëdha. Kështu, të gjithë duan ta ndalin degradimin në këtë qytet, e bashkë do të punojmë me programin e duhur për Prizrenin, me Shaqir Totajn Kryetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!