Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka takuar afaristë, mësimdhënës, punëtorë shëndetësorë, me kandidatët për Asamble Komunale, si dhe me themelues e veteranë të degës së PDK-së në Gjilan.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se bashkë me kandidaten e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Bunjaku-Morina kanë diskutuar për vizionin dhe programin e PDK-së për qeverisje të re në këtë komunē.
“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur së kurrë për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Gjilan, për ta zhvilluar e për t’ia kthyer perspektivën këtij qyteti. Leonora Morina-Bunjaku është kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, por me mbështetjen që do të marrë më 17 tetor, ajo do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim.”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.