Memli Krasniqi: Mbështetje e jashtëzakonshme që Mehmet Ballazhi të vazhdoj qeverisjen e mirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në Kaçanik ku tha se pa Vullnet e gatishmëri e jashtëzakonshme për fitoren e PDK-së, që kryetari Mehmet Ballazhi të vazhdojë të qeverisë me këtë komunë edhe në mandatin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se PDK dhe Kaçaniku krenohen me Besim Ilazin dhe qeverisjen e tij, i cili ka krijuar perspektivë, duke i përmbushur premtimet në lidhje me zhvillimin ekonomik, arsimin, bujqësinë dhe investimet në infrastrukturë.

“Por, nga 17 tetori ne jemi të vendosur që ta transformojmë Kaçanikun në një qytet modern duke e nxjerrë atë në tjetër nivel. Të dielën, qytetarët e Kaçanikut, pa dallim, do të votojnë numrin 177 për kryetarin Besim Ilazi dhe modelin e qeverisjes transformuese në këtë komunë”, shkruan ai.