×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Memli Krasniqi: Më 17 tetor, llapjanët do të votojnë për ndryshimin që do ta sjellë një grua e re si Floretë Zejnullahu

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 16:09

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Podujevë, ku ka thënë se kjo komunë që nga paslufta nuk ka qenë kurrë në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj, sepse është qeverisur nga burra pa parime që prioritet i kanë pasur interesat personale e partiake.


    Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës është tejet e vendosur që të sjellë ndryshim në Podujevë, me Floretë Zejnullahun, e cila do t’i ofrojë do t’i ofrojë kësaj komune, një qeverisje transformuese, të përgjegjshme, të ndershme e të dinjitetshme.

    “Këtë ndryshim e kemi filluar duke e kandiduar për Kryetare të Komunës Floretë Zejnullahun, një kandidate e re në moshë, por me pjekuri e maturi politike të dëshmuar si deputete e Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura dhe si asambliste e zëshme në Kuvendin Komunal të Podujevës. Floreta do t’i ofrojë Podujevës dhe qytetarëve të saj, pa dallim, një qeverisje transformuese, të përgjegjshme, të ndershme e të dinjitetshme. Më 17 tetor, llapjanët do të votojnë për ndryshim, për ndryshimin që do ta sjellë Floreta bashkë me qytetarët në katër vitet e ardhshme, për t’i dhënë Podujevës qeverisjen që e meriton.”, shkruan Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!