Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Klinë, ku tha se kandidatin i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Esat Raci do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë, pa dallim.
Në një postim në Facebook, Krasniqi u shpreh se klinasit po e kërkojnë rikthimin Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, sepse gjithçka që është zhvilluar në Klinë, që nga pas lufta, e ka vulën e PDK-së.
“Më 17 tetor, të gjithë qytetarët e Klinës do të bëhen bashkë rreth numrit 177, do të bëhen bashkë për Klinën, jo vetëm për t’ia sjellë fitoren PDK-së, por edhe për të nisur rrugën e gjallërimit dhe zhvillimit të kësaj komune.”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.