×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Memli Krasniqi: Qytetarët e Kaçanikut, pa dallim janë mobilizuar për fitoren e kryetarit Besim Ilazi më 14 nëntor

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 18:21

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kaçanik, ku thotë se ka mobilizim të jashtëzakonshëm që kryetari Besim Ilazi të vazhdoj qeverisjen e mirë, të ndershme, transparente dhe zhvillimore, edhe në mandatin e ardhshëm.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Kaçaniku dhe PDK-ja krenohen me punën e palodhshme të kryetarit Ilazi, i cili ka arritur t’i përmbushë premtimet e tij duke krijuar mundësi të reja dhe perspektivë për qytetarët e kësaj komune.

    “Tani, vizioni i tij për Kaçanikun pas katër viteve është edhe më kreativ e më madhor, është vizon për ta nxjerrë këtë komunë në tjetër nivel, duke e transformuar atë në qytet modern. Ky përkushtim i Besim Ilazit, ka ndikuar që qytetarët e Kaçanikut të bëhen përsëri bashkë për t’ia besuar atij fitoren më 14 nëntor, sepse kryetari Ilazi e ka dëshmuar që di të qeverisë krahas nevojave dhe pritshmërive të tyre.”, shkruan Krasniqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!