×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Memli Krasniqi: Qytetarët e Vushtrrisë po e mbështesin Ferit Idrizin për ta nxjerrë këtë komunë në tjetër nivel zhvillimi

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 20:12

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, ku me kandidatin për kryetar, Ferit Idrizin, kanë vizituar disa biznese në këtë komunë.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se qytetarët e Vushtrrisë, pa dallime politike, po e përkrahin vizionin e Ferit Idrizit, sepse ai ka prioritet zhvillimin ekonomik, i cili parasheh krijimin e Zonës Ekonomike dhe krijimin e lehtësirave administrative për bizneset.

    “Qytetarët e Vushtrrisë janë më se të vendosur që me 14 nëntor të sjellin ndryshimin në komunën e tyre, për t’i dhënë fund keqmenaxhimit katër vjeçar të saj dhe qeverisjes degraduese. Ata i kanë tejkaluar dallimet partiake dhe po e mbështesin Ferit Idrizin, për ta nxjerrë Vushtrrinë në tjetër nivel nga 14 nëntori. Sepse fokusi i Ferit Idrizit si kryetar është bashkëqeverisja me qytetarët, ndalja e korrupsionit, si dhe krijimi i vendeve të punës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë.”, shkruan Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!