Për një muaj qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamble komunale të shpalosin programet e tyre për katër vitet e ardhshme.
Ata kanë dëgjuar mijëra premtime, nga më të ndryshmet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, në orën shtatë të mëngjesit të ditës së sotme, ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fillon votimi për Zgjedhjet Lokale për Kryetar Komunash e ato për Kuvende Komunale.
Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje janë rreptësishtë të ndaluara dhe të dënueshme.
Gjithashtu gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Të dashur lexues, nëse gjatë kohës së heshtjes vëreni se dikush po e thyen heshtjen dhe po bën propagandë lirisht mund të na shkruan në emailin info@reporteri.net ose në faqen tonë në Facebook në mënyrë që të denoncohen të gjithë ata shkelin rregullat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.