×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Pamje me VIDEO, Vitia e Rama përqafojnë njëri-tjetrin në mbyllje të debatit

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 23:49

    Dy kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Arben Vitia janë përballur sonte në një debat televiziv.

    Në duelin mes tyre ku pati edhe shumë përplasje, Vitia e Rama shpalosën programin e tyre për katër vitet e ardhshme në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vitia e Rama shpalosën argumentet e tyre pse programi i secilit prej tyre është më i mirë.

    Por, pavarësisht përplasjeve në këtë debat, të dy kandidatët, pas përfundimit të debatit në “Rubikon” i shtrin dorën njëri-tjetrit, dhe u përqafuan.

    Ndryshe, të dy kandidatët për kryetar të Prishtinës u shprehën se nëse fitojnë do t’ia urojnë fitoren njëri tjetrit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!