Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate në Vushtrri kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kandidati i PDK-së për Vushtrrinë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Idrizi ka falënderuar degën e Nismas në Vushtrri për rreshtimin, sipas tij, të duhur dhe për të mirën e qytetit.
Postimi i plotë i Idrizit:
Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.
Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.
Faleminderit!
Na priftë e mbara!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.