Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës së sotme për medie, prezantoi projektin e tij “Tullëtorja”, i cili parasheh shndërrimin e saj në Muze të Artit Modern.
Përparim Rama, ka thënë se në kuadër të rigjenerimit të qytetit, do të bëhet edhe rigjenerimi i lagjes “Kodra e Trimave”.
“Kjo do të ndodhë përmes shndërrimit të Tullëtores në Muze të Artit Modern, kurse në këtë pikë do të krijohet një parking nëntokësor, me një platformë urbane që do të lidhë “Kodrën e Trimave” me qendrën e qytetit”, ka thënë Rama.
Rama, ndër të tjera, ka thënë se kjo pjesë do ta ketë edhe platformën e gjelbër urbane e cila do të krijojë mundësi për lëvizje të lehtë e të drejtpërdrejte për çdo qytetar, e posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara.
“Projekti i Planit Urban do të zgjasë 9 muaj dhe implementimi i tij do të fillojë mbas 1 viti me kontrata publiko-private.” ka thënë, Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.