Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama e ka ftuar kandidatin të Vetëvendosjes, Arben Vitia që të bëhet drejtor i tij.
Rama i ka thënë se mund ta bëjë drejtor nëse e ka CV-në e mirë, por nëse ka kandidat më të mirë atëherë ata do ta marrin pozitën.
“Unë them që nuk ka problem që edhe ju të jeni pjesë e kabinetit tim pa asnjë problem por natyrisht në bazë të CV-së, sepse nëse ka më të mirë atëherë më të mirët do ta marrin vendin. Ideja është që t’i marrim më të mirët”, tha ai.
Rama tha se ka biseduar edhe me njerëz të Vetëvendosjes që të jenë pjesë e kabinetit të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë jam rritë me të gjithë. Nuk kam asgjë kundër teje, as kundër Vetëvendosjes. Pse nuk e besoni këtë. Është për të mirën e të gjithëve. Unë po ju them se ashtu është të hënë e bëjmë publike dhe e shihni. Nuk është humor është e vërtetë. Pse po e shihni si humor të bëhemi bashkë e ta luftojmë të keqen.”, tha Rama.
Vitaa tha se ky është humor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.