×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Përparim Rama e pyet Arben Vitinë LIVE në debat: Pse u hodhën në bërllok 130 mijë vaksina

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 21:26

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës është përballur edhe sonte me kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.

    Rama teksa po flisnin për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit e ka pyetur Vitinë pse janë keqmenaxhuar 130 mijë vaksina.

    “Çka ndodhi me keqmanxhimin e 130 mijë vaksinave që kanë qenë donacion e që keni mujt mi përdor për shpëtimin e jetës së qytetarëve? Cka ndodhi më to? Cka u ba? A po vetëm vendosët që të mos merreni me to. Keqmenaxhim total. Pse u hudhën 130 mijë vaksina në bërllok. Përgjigju”, i ka thënë Rama-Vitisë në Kallxo.

    Rama i thaArben Vitisë se, unë do të mbahem mend që me punën time profesionale e kam vendosur Kosovën në harta të botës, ndërsa ju do të mbaheni mend për keqmenaxhim të pandemisë.

    Ndërsa Vitia ka thënë se ai e ka menxhuar shumë mirë pandeminë dhe procesin e vaksinimit.

    “1 milion vaksina të administruara për dy muaj. Ju jetoni në Angli dhe e dini si është situata me covdin. Ne kemi ritmin më të shpejt të vaksinimit në rajon por edhe në Evropë. Sot Kosova është me numrin më të të vogël të të infektuarve”, tha Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!