Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, dega në Gjakovë, ka dalë në mbështetje të Ardian Gjinit nga AAK-ja për kryetar të komunës së Gjakovës për raundin e dytë zgjedhor më 14 nëntor.
Kjo është bërë përmes një njoftimi publik, ku PSHDK në mënyrë unanime kanë vendosur që të mbështesin AAK-në në Gjakovë.
“Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. Ftojmë elektoratin tonë që të dielën ta mbështesin Gjinin për kryetar të komunës së Gjakovës. Na shkoftë mbarë!”, thuhet në njoftimin publik.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura me 17 tetor, kandidati i PSHDK-së Ferdinand Kolaj u rendit i treti në garën për kryetar komune. Gjini ishte i pari, ndërsa Kusari-Lila e dyta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.