×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    PZAP-ja hedh poshtë ankesën e PDK-së ndaj deputetit Bekim Haxhiu

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 20:06

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër deputetit të vet Bekim Haxhiu.

    PDK ishte ankuar në PZAP se deputeti Haxhiu i kishte kërcënuar banorët e fshatit Lubovec të Skenderajt për ta votuar Bekim Jasharin.

    “Hidhet e pasafatshme ankesa ANR. 613/2021 e datës 09.10.2021 e parashtruar nha subjekti politike Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me seli në Prishtinë, dega në Komunën e Skenderajt, e ushtruar kundër Bekim Haxhiut, deputet në Kuvendin e Kosovës. PZAP me datë 09.102021, ka pranuar ankesën nga subjekti politik Partia Demokratik e Kosocës (PDK) dega në Skenderaj, në të cilën pretendohet se deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu në një tubim elektoral të organizuar nga lista “Ideal”, të mbajtur në fshatin Lubovec të Komunës së Skenderajt me qëllim që të frikësojë qytetarët ka deklaruar se “këto zgjedhe ka me u mbajt mend në histori. Kanë me u regjistru edhe në KQZ, me katund, në bashkësi lokale kush me kënd u kanë. O vallahi me ship me ship ka me u dit kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin e kush u kanë kundër tyne”, duke  paralajmëruar se kush voton listën “Ideal” do të ketë pasoja”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

    PDK ishte ankuar se Haxhiu ka cenuar të drejtën elementare kushtetuese sipas nenit p.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullat Zgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!