Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, ka premtuar t’i japë fund diskriminimeve politike në Komunën e Klinës.
Raci ka thënë se njëherë e përgjithmonë do t’i japë fund përdorimit të buxhetit dhe shërbimeve komunale si mjete politike.
“Njëherë e përgjithmonë do t’i jap fund përdorimit të buxhetit dhe shërbimeve komunale si mjete politike. Njëherë e përgjithmonë do t’i jap fund diskriminimeve politike. Unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Klinës! Partnerë kryesorë për zhvillimin ekonomik do t’i kemi bizneset private, ndërmarrësit dhe fermerët e komunës sonë. Së bashku do t’i bëjmë edhe politikat zhvillimore, sepse rritja, forcimi dhe zhvillimi i tyre e zhvillon ekonominë e Klinës. Bashkë do ta ndryshojmë dhe zhvillojmë Klinën!”, ka shkruar Raci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.