×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Rama e fton Kurtin që të mos humbë kohë me spote por me punët që i takojnë

    Reporteri
    05 Nëntor 2021 | 16:25

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës së sotme për medie, prezantoi projektin e tij “Tullëtorja”.

    Po ashtu, Rama tha se gjatë takimeve me banorët e kryeqytetit, përveç bisedave për probleme të përditshme që janë përgjegjësi e nivelit lokal, ata po e vuajnë këto ditë edhe ngritjen e çmimeve te produkteve bazë për jetesë.

    Me këtë rast, ai ka shprehur edhe shqetësimin e tij për ngritjen e çmimeve të produkteve, ku pati një kërkesë për kryeministrin Kurti, të cilin e ftoi që pozitën e tij si kryeministër ta përdorë për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve e jo të humbë kohë duke xhiruar video-spote.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!