Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka thënë se kundër kandidati i tij ka kopjuar copëza te programit të tij.
“Ridefinimi i qendrës, pikat e parkingjeve dhe gjuha e përdorur si platforma urbane janë vetëm disa nga pjesët që Vetëvendosja ka tentuar ta kopjoj programin tonë”, ka thënë Rama në Prime Time të Kanal 10.
Rama tha se në raundin e dytë, pret përkrahje nga të gjithë kryeqytetasit, ngaqë sipas tij e ka program origjinal, i cili është një mundësi e mirë për të gjithë në Prishtinë.
Ai, më të tej tha se nuk ka qëllim dhe nuk synon asnjë pozitë politike, por fokusi i tij është që 100% të merret me qytetarin e Prishtinës dhe me transformimin e rrënjësishëm të kryeqytetit për të mirën e përgjithshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.