×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Shala i LDK-së: Komunën e Gjakovës do t’ia kthejmë qytetarit

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 21:17

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Teki Shala duke e shpalosur programin e tij ka thënë se në qeverisjen e tij Komuna do t’i kthehet qytetarit.


    Shala ka thënë se qytatari në këto zgjedhje të 17 tetorit do të vendos për të mirën e tij.

    “Unë i kam hyrë garës për të parin e komunës me të vetmin qëllim që komunën t’ia kthejë qytetarit. Kjo është arsyeja kryesore dhe sot e dëshmoj edhe më shumë për shkak se dy kundërkandidatët të cilët mendojnë se vetëm ata duhet ta kenë Gjakovën, tjertë nuk kanë mundësi, atëherë e kanë gabim për shkak se qytetari kësaj here do të vendosë për të mirën e vet për shkak se ata sot nuk erdhën me të vetmen arsye se nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me planprogramet dhe idetë tona për zhvillimin e Gjakovës”, tha fillimisht Shalla në RTV21, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Shala tutje tha se nevojat dhe hallet e qytetarëve të kësaj komune janë shumë të mëdha.

    “LDK ka përgatitur një program që parasheh disa shtylla. Arsyeja pse ne ishim në vizitë të gjitha fhstarta dhe lagjet dhe ishte shumë e vështirë të përcaktohet se cilat janë prioritetet për shkak se hallet dhe nevojat e qytetarëve janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës.

    Ai gjithashtu u shpreh se LDK si prioritet ka hartimin dhe miratimin e planit zhvillimor komunal, pasi kjo komunë ka kaos urbanistik, ku qe 8 vite asnjëra Qeveri nuk ka arritur ta hartojë këtë plan.

    “Ne si proritet të parë e kemi vënë hartimin dhe miratimin e planit zhvillimor komunal për shkak se në qytetin e Gjakovës por edhe në fshatra kemi një kaos urbanistik si rezultat i mungesës së dokumentit strategjik të komunës. Komuna qe tetë vite, as në qeverisjen e zonjës Kusari-Lila, as në qeverisjen e z. Gjini nuk ka arritur ta hartojë planin zhvillimor komunal me të vetmin qëllim që aty të kenë lehtësira në hargjimin e buxhetit komunal dhe kjo pikërisht ka ndikuar që kaosi urbanistik të jetë në nivelin më të lartë”, përfundoi Teki Shala nga radhët e LDK-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!