Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë mbështetje sonte në Hoqë të Qytetit, Poslishtë e Billushë të Vërrinit.
Totaj ka premtuar se së bashku me këtë mbështetje të qytetarëve, ndryshimi për Prizrenin do të jetë i dinjitetshëm.
Në këto takime Totaj ishte së bashku me Zafir Berishën nga Nisma Social Demokrate, i cili ditë më parë zyrtarizoi mbështetjen e tij për të.
“60 për qind e qytetarëve kanë votuar për ndryshim në raundin e parë të zgjedhjeve.”, ka thënë Totaj.
“Me Zafën dhe Kujtimin sot përjetuam edhe nga afër entuziasmin e madh të banorëve në Hoqë të Qytetit, Poslishtë e Billushë të Vërrinit. Të gjithë së bashku, pa dallim, janë mobilizuar e më të vendosur së kurrë për të sjellë ndryshimin.”, ka thënë Totaj.
Totaj ka thënë se këtë besim padyshim që do t’ua kthejë me qeverisje të mirë e zhvillimore pas 14 nëntorit.
“Prizrenit tonë do t’ia kthejmë dinjitetin – për ta bërë një qytet të barabartë për të gjithë qytetarët.”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.