Pas mbështetjes nga Nisma Social Demokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e partive të tjera minoritare, sot kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës, dega në Prizren.
Gani Elshani, Kryetar i Degës së Partisë të Ashkalive për Integrim në Prizren dhe Hasan Godemi, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës në Prizren, sot edhe zyrtarisht i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryetarit Totaj.
Kryetari Totaj ka thënë se ndryshimi për Prizrenin po vjen – me qytetarët dhe të gjitha partitë politike që janë zhgënjyer me qeverisjen e tanishme.
“Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Godemi nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Përpara Prizren!”, ka thënë Totaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.