×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Sondazhi i Klan Kosova: Fadil Nura e mund Bekim Jasharin pa balotazh

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 22:16

    Sipas sondazhit të realizuar nga Klan Kosova del se në Skenderaj nuk do të ketë balotazh dhe Fadil Nura i PDK-së është fitues me 56.2 % të votave.

    Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Fadil Nura (PDK) 56.2 % dhe Bekim Jashari (kandidat i pavarur) 43.8 %.

    Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

    Fadil Nura (PDK) 52.6 %, Bekim Jashari (kandidat i pavarur) 41 % dhe Nuk e di (6.4 %).

    Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar më 6 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!