Klan Kosova ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Prizren, del që kryetari aktual i VV-së Mytaher Haskuka del i pari me 40 për qind.
Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Mytaher Haskuka (VV) 40.33 përqind, Shaqir Totaj (PDK) 36.08 përqind, Anton Quni (LDK) 17.15 përqind, Lulzim Kabashi (AAK) 2.18 përqind, Zafir Berisha (NISMA) 2.60 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.94 përqind.
Kurse rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:
Mytaher Haskuka (LVV) 38.08 përqind, Shaqir Totaj (PDK) 35.04 përqind, Anton Quni (LDK) 16.05 përqind, Zafir Berisha (NISMA) 2.05 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.9 përqind.
Për këtë sondazh janë anketuar 1050 persona, 2 përqind e numri të votuesve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.