Sipas një sondazhi të realizuar nga RTV Dukagjini për komunën e Gjakovës del se kryetari aktual, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini do ta fitojë garën pa balotazh me një përqindje të lartë 59 për qind.
Sipas këtij sondazhi pasi tij vjen Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes me 33.2 për qind.
Pas saj Teki Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 3.6 për qind.
Po sipas kësaj matjeje Ferfinand Kola i PSHDK-së do të dalë me 2 për qind kurse Partia Demokratike me Arbnesha Kuqin vetëm me 1.5 për qind.
Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Gjakovë është 113,165, 34 qendra të votimit dhe 139 vendvotime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.