Në publik ka dalë një sondazh i “UBO Consulting” për garën ne Prishtinë, e që është financuar nga një parti politike. Sipas këtij sondazhi, Arben Vitia prin në kryeqytet me 49,6%, përderisa Uran Ismaili është i dyti me 21,6%. Ndërkaq, kur të mblidhen votat e të anketuarve që nuk e kanë treguar preferencën e tyre për kandidatet, atëherë, sipas këtij sondazhi, Vitia merr 51,9%. I njëjti sondazh për AAK-në jep sinjal tejet të keq për rezultatin e kandidaturës së Daut Haradinajt në kryeqytet.
Sondazhi i UBO Consulting tregon se Daut Haradinaj, parashihet të dal me vetëm 3.8 për qind të përkrahjes në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ose në rastin më të mirë, sipas sondazhit, Haradinaj mund të arrijë 4 përqind të votave maksimumi, nëse një pjesë e votuesve të papërcaktuar që janë anketuar në sondazh vendosin ta votojnë Haradinajn në votimet e 17 tetorit.
Rrjedhimisht, sondazhi tregon se AAK në Prishtinë, përkundër se e ka kandiduar Haradinajn për kryetar të kryeqytetit, mbetet brenda 3 përqindëshit si përkrahje për të parin e komunës. Por, me një rritje të lehtë. Nga 3,26% të votave sa i kishte marrë ish-kandidati i AAK-së për Prishtinën, Arbër Vllahiu, në vitin 2017, “UBO” parasheh që Daut Haradinaj të marrë 3.8% të përkrahjes në kryeqytet. Ose në rastin më të mirë, 4%.
Ndryshe, në sondazhin që e ka kryer kompania “UBO Consulting” këtë javë, për një parti politike, 49.6 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Arben Vitinë për kryetar të Prishtinës. 21.6 për qind e tyre kanë thënë se do ta votonin kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është i treti në listën e përzgjedhjes së të anketuarve.
3.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë akoma të pavendosur, ndërsa një për qind prej tyre refuzojnë ta tregojnë zgjedhjen e tyre.
Nëse llogariten vetëm votat e atyre që janë deklaruar, Vitia del se do ta fitojë garën për kryeqytetin pa balotazh, me 51.9 për qind, Ismaili me 22.6 për qind, ndërsa Rama me 20 për qind.
Tutje, ky sondazh tregon se Haradinaj si ka punët hiq mirë as si zgjedhje e dytë e prishtinasve në garën për të parin e tyre. Vetëm 4.2% e tyre e shohin kandidatin e AAK-së s’i zgjedhje të dytë për Kryetar të Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje, dukshëm më shumë sesa të zgjedhin Haradinajn, anketuesit kanë zgjedhur të deklarohen të pavendosur.
Kompania UBO u bë e njohur për sondazhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur parashikoi me saktësi rezultatin zgjedhor, me anë të sondazheve të tyre. /Reporteri.net/.