Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjakovës, Teki Shala është shprehur i bindur për fitoren e tij.
Ai në një takim me qytetarët e Rogovës ka thënë se fitorja e tij nis që nga ky fshat.
“Fitoren e LDK-së në Gjakovë do ta fillojmë me fitore në Rogovë e gjithëandej.
Sonte së bashku me strukturën e nëndegës së LDK-së në Rogovë bashkërenduam aktivitete për pjesën e mbetur të kësaj kampanje zgjedhore/”, ka thënë Shala.
Shala gjatë ditës ka vizituar edhe fermerët e fshatit Lipovec.
“Ditën sot e filluam me fermerët e fshatit Lipovec dhe Greqinë me të cilët biseduam për sfidat, kërkesat dhe Programin e LDK-së për Gjakovën me theks të veçant bujqësinë, ku parashikohet rritja e kanaleve të ujitjes, dyfishimi i subvencioneve dhe ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrave grumbulluese në katër regjionet e komunës.:, ka theksuar Shala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.