Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, në vazhdën e takimeve me biznese të suksesshme të qytetit, e ka vizituar kompaninë Swisspelet.
Bizneset e Prizrenit kanë nevoj për mbështetje, përkrahje dhe bashkëpunim, gjë të cilën nuk e kanë pasur gjatë kësaj qeverisjeje.
Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj ka program specifik për përkrahjen e bizneseve dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit të ekonomisë së qytetit.
“Ndër shtyllat kryesore të programit tonë për zhvillimin e qytetit janë projektet për mbështetjen e bizneseve lokale dhe ndihmën për punëtorët e punëmarrësit për tejkalimin e ndikimeve të pandemisë. Prandaj si qeverisje e ardhshme e Prizrenit do të krijojmë Fondin për mbështetjen e start-up bizneseve me ide inovative dhe do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike të Prizrenit” u shpreh Totaj në këtë takim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.