×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj në Has: Zhvillimet dhe investimet në HAS janë prioritet i yni

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 15:28

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga Shefi i Shtabit Zgjedhor në HAS Adem Morina, kanidatet për Kuvend të Prizrenit Egzona Hoxhaj, Drita Qenaj dhe Sherife Balaj, të premtën kanë mbajtur takime me qytetarë të Zymit e Shëngjergjit, Lukinaj dhe Kabashit të Hasit.


    “Përkrahja për vizionin tonë asnjëherë nuk mungon në Hasin e Shtjefën Gjeçovit. Ndjenjë e veçantë që së bashku me kandidatet e Hasit nga radhët e PDK-së, të ju takojmë dhe të ndajmë me ju brengat dhe problemet.” Në vazhdim Totaj ka shtuar se Hasi ka qenë dhe do të jetë priorit i PDK-së, sepse gjatë luftës Hasi ka qenë AND e luftës ashtu siç është UÇĶ-ja ADN e PDK-së. Andaj, Hasi për të vazhduar zhvillimin, ka vetëm një alternativë që ta përkrah PDK- në dhe të votojnë për 177″, ka thënë Totaj.

    Edhe banorët e Zymit, Lukinajve dhe Kabashit, kanë shprehur mbështetje dhe janë zotuar për përkrahje dhe kanë thënë se zhgënjimi i qeverisjes së VV-së na ka mobilizuar edhe më shumë që ta mbështesim PDK-në, sepse shpresa jonë për Hasin është vetëm tek PDK-ja.

    Kryetari i ardhshëm i Prizrenit më pas veç e veç për fshatra të Hasit i ka veçuar prioritet. Si ka shtuar se gjatë mandatit tim investimet për këtë trevë nuk do të mungojnë investimet. Do të rikthejmë fokusin në arsim, infrastrukturë dhe turizëm duke adresuar nevojat e qytetarëve. Në veçanti do të angazhohemi për Zymin ta funkdionalizojmë si fshat tutistik.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!