Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se beson në fitoren e tij.
Ai ka thënë se këtë po e vëren në komunikim me qytetarët. Ismaili ka thënë se futjen në këtë garë e ka parë si domosdoshmëri për një Prishtinë më të mirë.
“Unë e kam parë të domosdoshëm angazhimin tim për Prishtinën. Fakti që unë kam një angazhim në politikë është e rëndësishme që kapitalin tim politik, përvojën time të krijojë një ofertë e cila I përgjigjet qytetit tim sepse është e rëndësishme që të bëjmë më të mirën, që të krijojmë një ambient më të mirë”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se e she politikën si mundësi që të shërbejë e jo të jetë kundër dikujt.
“Unë e kam identitetin partiak dhe konsiderojë që jam në gjendje që t’i përfaqësojë të gjitha identitetet në Prishtinë. Unë mendoj që qytetarët e zgjedhin atë që besojnë që është më i miri për ti udhëhequr jo për shkak të llogos partiake nuk do të ketë ndikimin përfundimtar. Unë mendoj që shkollimi im, karriera ime më vënë në një lloj avantazhi ndaj kundër kandidatëve. Unë kam besim të plotë që çdo ditë e më shumë kam një përkrahje më të madhe e më të madhe”, shtoi Ismaili në Politiko të Kanal 10.
Ismaili ka thënë se është kandidati që e kam mbështetjen e qytetarëve.
“Mbështetjen e kam parë në komunikim. Unë po flas në komunikim. Është me rëndësi që mbështetjen që po e gjej është e madhe sepse ka nga ata që kanë thënë kemi pasur dilema. Unë jam në një rrugë të mirë për ta arritur një fitore. Ideja që pas fitores të ketë realizim dhe energji në krijimin e projekteve dhe jo gara të bëhet vetëm në fitore”, shtoi Ismaili.