Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të siguroj parking të garantuar për secilën familje në Prishtinë.
Ismaili, përmes një tjetër video, ka simuluar edhe në realitet se si do të duket parkingu i rezervuar.
Ismaili ka thënë se po të kishte Prishtina shtigje të sigurta për ecje, biçikleta e trotineta sot kishim qenë shumë më të qetë e më të lumtur, e me hapësira të bollshme për parkingje.
“Por, nuk po dojmë me u anku për gjithçka që na mungon por me u koncentru në realizimin e planeve konkrete për me ba Prishtinën ma të mirë për të gjithë qytetarët.”, ka thënë ai.
Sipas tij, deri në mars të 2022 përfundon zona qendër. Deri në qershor 2022 përfundohen lagjet Bregu i Diellit, Dardania, Ulpiana, Lakrishtija, Pejtoni. Deri në janar 2023 zonat e tjera duke përfshirë lagjet Arbëri, Mat, Tophane etj.
“Për Prishtinën që secila familje ka një parking të rezervuar. Për Prishtinën e gjelbër.”, ka përfunduar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.